Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kamp azilantësh në Itali. Një zjarr i madh i ka marrë jetën një 17-vjeçari shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në qendrën në Pasian di Prato, në provincën e Udines, Itali ku për pasojë një i mitur 17-vjeçar shqiptar humbi jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, përveç përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit, kanë ndërhyrë dhe po hetojnë edhe Karabinierët e Udines.
“Viktima është një djalë 17-vjeçar, një i ri shqiptar që ishte me ne për rreth një vit, një djalë shumë i mirë,” i tha Michele Lisco, menaxheri i komunitetit, i cili i përket organizatës jofitimprurëse Aedis , raproton Agjencia e lajmeve Ansa.