Një apartament në Fushë Kosovë është përfshirë nga tymi e flaka si pasojë e djegies së fishekzjarreve. Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook Antigona Uka – Lutfiu, zëdhënëse e Gjykatës Supreme, e cila është banore e bllokut ku është djegur banesa.
Ajo ka njoftuar se fishekzjarret që hynë brenda ndërtesës nga dikush që po festonte jashtë, shkaktuan që banesa të digjej e gjitha.
Kjo ka alarmuar edhe banorët e asaj ndërtese, të cilët, pas nderhyrjes së Policisë, e boshatisën ndërtesën. Në vend të ngjarjes, kanë mbërritur edhe zjarrfikësit.