-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

New York miraton metodën e re të varrimit, proces miqësor për mjedisin

Kryesoret

‍Një metodë e varrimit “të gjelbër” është miratuar nga shteti i Nju Jorkut , i gjashti nga 50 në SHBA për të lejuar këtë metodë organike.

Vendimi i nënshkruar të shtunën nga guvernatori Kathy Hokul vendos një sërë kushtesh strikte në proces.

Trupi i pajetë do të transportohet në ambiente të certifikuara dhe do të depozitohet në kuti të veçanta, të mbyllura ku do të dekompozohet në një shtrat me copa druri ose kashtë.

Në fund të procesit, brenda gjashtë deri në tetë javë prodhohen 36 thasë dheu që do të jenë të përshtatshme për kompostim.

Kostoja e procesit është pothuajse e njëjtë me atë të një varrimi ose kremimi tradicional, pretendojnë kompanitë e kompostimit.

Shteti i parë që lejoi procedurën ishte Uashingtoni në vitin 2019 i ndjekur nga Kolorado, Oregon, Vermont dhe Kaliforni.

Megjithatë, organizatat katolike i kishin bërë presion Hokulit për të vënë veton ndaj kompostimit njerëzor për arsye respekt‏‏i.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit