-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

30 mijë shqiptarë të Kosovës hoqën dorë nga shtetësia

Kryesoret

Nga viti 2017 deri në fund të vitit 2021, 25 mijë persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës. Vetëm gjatë vitit 2022, rreth 4 mijë e 700 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia. Ky numër është pak më i ulët se sa në vitin 2021, kur dorë nga shtetësia kishin hequr 4 mijë e 787 persona.

Sipas Ministrisë së Brendshme arsyeja kryesore e heqjes dorë nga shtetësia është moslejimi i dyshtetësisë në shtete të ndryshme, kryesisht të Bashkimit Evropian (BE), ku kanë migruar shumë kosovarë.

Zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi u shpreh se sipas të dhënave të Ministrisë nga 1 janari e deri më 19 dhjetor 2022, numri i atyre që kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare është pak më i ulët se ai i periudhës së njëjtë të vitit 2021.

Gjatë vitit 2022, ka pasur edhe një numër të konsiderueshëm të qytetarëve që kanë fituar shtetësinë e Kosovës,

“Gjatë periudhës nga 1 janari deri më tani shtetësinë e Republikës së Kosovës e kanë fituar 574 persona”, ka thënë Fetoshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit