-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DEL VIDEO-Autobusi e la në këmbë, momenti kur i riu thyen stolat dhe xhamat

Kryesoret

Ditën e sotme një 18-vjeçar nga Pogradeci u shpall në kërkim, pasi ka bërë një gjest aspak të normal, ku ka shkatërruar stacionin e autobusit, pasi është vonuar autobusi i linjës Pogradec-Prrenjas. I riu në kërkim është me inicialet R. K. dhe akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet një shtetas duke dëmtuar stolat në stacionin e autobusit, në fshatin Memëlisht, Pogradec, ju sqarojmë se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht shtetasit R. K., 18 vjeç, banues në fshatin në fshatin Hudënisht, Pogradec.

Nga verifikimet e kryera rezulton se, ky shtetas më datë 01.01.2023, ka dëmtuar stolat dhe xhamin e stacionit të autobusit të linjës Pogradec-Prrenjas” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit