Një diplomat i ambasadës britanike në Kosovë dyshohet se është lënduar rëndë në Malet e Sharrit.
Gjatë ngjitjes në Bjeshkë, diplomati britanik ka rrëshqitur duke marrë lëndime trupore.
Mëson se është lajmëruar Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor, të cilët janë dukë punuar për shpëtimin e tij.
“Po, ai ka rrëshqitur gjatë ngjitjes Malet e Sharrit duke marrë lëndime trupore. Ne kemi ndërhyrë dhe tani gradualisht do ta zbresim nga mali që më pastaj të dërgohet për marrë shërbimin e duhur mjekësor”, tha një anëtar i grupit të Kërkim Shpëtimit Malor. /Telegraf