Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me trajnerin brazilian, Sylvio Mendes Campos Júnior për të marrë drejtimin e ekipit tonë kombëtar.
Silvinjo do të zëvendësojë italianin, Edoardo Reja, i cili ishte në krye të kuqezinjve për 3 vite e gjysmë duke arritur rezultate të rëndësishme.
Trajneri i ri është i njohur për publikun si Silvinjo.
Ai ka përzgjedhur si ndihmës të tij argjentinasin, Pablo Javier Zabaleta Girod dhe brazilianin Dorival Guidoni Junior.
Marrëveshja mes FSHF dhe stafit të ri drejtuar nga Silvinjo parashikon një kohëzgjatje 18-mujore deri në përfundim të Euro 2024 dhe aspekti financiar do të bazohet në rezultatet dhe arritjen e objektivave.
Marrëveshja ka në thelb të saj arritjen e objektivit të vetëm që ka Shqipëria në këto eliminatore, kualifikimi për në finalet e Euro 2024.
Në rast të arritjes së objektivit është rënë dakord që trajneri dhe stafi i tij të përfitojnë bonuse të konsiderueshme.
48-vjeҫari vjen me një përvojë të pasur si lojtar dhe trajner.
Ai ka punuar më parë si zëvendës trajner menjëherë pas lënies së futbollit.
Më pas ai mori edhe rolin e trajnerit.
Në karrierën e tij të pasur si lojtar, Silvinjo është aktivizuar te Corinthias, Arsenal, Celta Vigo, Barcelona dhe Manchester City ku mbylli karrierën e tij
Më datë 9 janar, Silvinjo dhe stafi i tij do të udhëtojnë drejt Tiranës për të hedhur firmat në kontratë dhe më pas për të bërë prezantimin e tyre në ora 11:00 në sallën e stadiumit “Air Albania”.
Nga Barcelona dhe Brazili në Shqipëri, kush është trajneri i kombëtares