Pas transferimit të yllit portugez, Cristiano Ronaldo te ekipi arab, Al-Nassr shitja e fanellave me numrin 7 të lojtarit është rritur pas disa orësh në dyqanin zyrtar të skuadrës në Arabinë Saudite.
Tifozët sauditë nuk duan të humbasin mundësinë për të qenë të parët që do të veshin fanellën të cilën do ta shohim CR7 për dy vitet e ardhshme.
Kjo situatë ka nisur alarmin për tifozëve besnikë të Ronaldos në vende të tjera të botës pasi para transferimit të tij në Al-Nassr ishte praktikisht e pamundur të shihje fanella të skuadrës së Lindjes së Mesme.
Shumë kanë menduar tashmë nëse ardhja e pesë herë fituesit të Topit të Artë do ta ndryshojë këtë situatë.
Nëpërmjet portalit zyrtar tashmë të përmendur të Al-Nassr, tregohet se fanella që do të veshë portugezët ka një kosto prej 299.99 rijalë saudite që është e barabartë me 80 euro.
Megjithatë, duhet theksuar se ky çmim është vetëm për fanellën ndaj përshtatja e saj me emrin dhe numrin zyrtar të Cristiano Ronaldos ka një kosto më të lartë.
Ky çmim nuk është dhënë nga Al-Nassr deri më tani, megjithëse vlerësohet se vlera totale do të rritet në rreth 100 euro.
Kostot e transportit do të shtohen dhe në disa raste dogana, kështu që blerja e fanellës së Ronaldos mund të arrijë edhe një vlerë totale mbi 150 euro për personat që dëshirojnë ta kenë në Evropë e më larg.