Presidenti i Dumës, Vyacheslav Volodin ka paralajmëruar se viti 2023 do të këtë zhvillime të rëndësishme për Rusinë.
“Vitin e kaluar filluan proceset, rezultatet e të cilave do të jenë të dukshme në vitin 2023. Në bazë të unitetit të qytetarëve tanë, viti i ardhshëm duhet të bëhet vit zhvillimi, vit i fitores së përbashkët”, ka shkruar Volodin në rrjete sociale.
Ai thekson se të gjithë duhet të punojnë në mënyrë më efikase, “secili në sferën e vet”, që planet të realizohen sa më shpejt.
Sipas Volodin, në vitin 2022, qytetarët e Rusisë së bashku arritën t’i rezistojnë sanksioneve dhe sfidave me të cilat u përball vendi.
Ndër të tjera presidenti rus Vladimir Putin tha ai mori vendime fatal për të siguruar sovranitetin e Rusisë.