-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga Barcelona dhe Brazili në Shqipëri, kush është trajneri i kombëtares

Kryesoret

Tashmë është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit se kush do të jetë zëvendësuesi i trajnerit italian Edi Reja.

Ditën e sotme ata konfirmuan zyrtarisht që këtë pozicion e ka marrë në drejtim trajneri brazilian, Sylvio Mendes Campos Júnior.

48-vjeçari do të vijë me një shpresë të madhe për të gjithë tifozët shqiptar të cilët kërkojnë për një kualifikim në Euro 2024.

Një hap i cili mund të realizohet në drejtimin e Silvinjos i cili ka një CV të fortë plot eksperienca si lojtar por edhe si trajner.

Silvinjo gjatë karrierës së tij si lojtar është aktivizuar me shumë skuadra me emër tek të cilat ka fituar edhe trofetë më të rëndësishëm të vendeve përkatëse.

Gjatë karrierës ai ka luajtur për ekipe me emër si Barcelona, Manchester City dhe Arsenal.

Me aktivizim e tij te Barcelona vetëm gjatë sezoneve 2005-2006 dhe 2008-2009 ka fituar 2 Champions League, 1 Cupa Del Rey dhe 2 Super Kupa të Spanjës.

Por suksesi i tij nuk u ndal me kaq pasi ai edhe në brazil rrëmbeu disa trofe. Ndër të cilat ka fituar një herë Kupën e Brazilit.

Ai gjithashtu ka fituar 2 herë kampionatin brazilian Seria A si dhe 3 herë Campeonato Poulista.

Menjëherë pas lënies së futbollit ai filloi të punonte si zëvendës trajner. Kjo nuk zgjati shumë pasi ai u bë trajner.

Gjithçka nisi në 2011 kur ai mori pozicionin e zëvendës trajnerit te Cruzeiro.

Më pas ai kaloi te Sport Recife, Nautico, Corinthias, Inter.

Silvinjo qëndroi si zëvendës trajner i Brazilit për tre vite përpara se të merrte drejtimin e Olimpik Lyonit në Francë dhe më pas Corinthias në kampionatin brazilian.

Asistentët e Silvinjos

Argjentinasi, Pablo Javier Zabaleta Girod është i përzgjedhuri i trajnerit të ri të kombëtares për rolin e asistentit.

Ai gjithashtu ka pasur një karrierë të suksesshme pasi ka luajtur për skuadra të mëdha si Manchester City dhe Espanyol.

Zabaleta fitoi të gjitha nderimet kryesore të futbollit anglez ndërsa ishte në Manchester City: Premier League (2011-12, 2013-14), FA Cup (2010-11), Kupën e Ligës së Futbollit (2013-14, 2015-16) dhe FA Community Shield (2012).

Ndër çmimet e tij individuale të futbollit me klubin janë: Lojtari i Muajit Etihad (fituar në dhjetor 2012) dhe Lojtari i Vitit Etihad (2012-13).

Nga viti 2005 deri në vitin 2016, Zabaleta bëri 58 paraqitje për Kombëtaren Argjentinase të Futbollit. Mbrojtësi fitoi një medalje të artë me kombëtaren në Lojërat Olimpike 2008.

Në verën e vitit 2018, ai punoi si ekspert për ekipin e raportimit të BBC-së për Kupën e Botës në Rusi.

Asistenti tjetër është braziliani, Dorival Guidoni Junior.

50-vjeçari ka luajtur për skuadra të ndryshme si Celta Vigo, Porto dhe Sampdoria.

Gjatë karrierës së tij ai ka fituar 3 trofe me ekipet braziliane Campeonato Paulista dhe Campeonato Carioca.

Pas karrierës si lojtar ai filloi si asistent trajner në shumë ekipe braziliane.

Ekipi i fundit ku ai ka qene asistent ka qene në sezonin 2021-2022 te skuadra Corinthians.

FSHF njofton zyrtarisht marrëveshjen me trajnerin e ri, Sylvio merr drejtimin e kombëtares

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit