Policia e Pogradecit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 18-vjeçar i cili ka shkulur stolin e një stacioni urbani, pasi ky i fundit është vonuar.
Policia bën me dije se i kanë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim 18-vjeçarin R. K. për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.
“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet një shtetas duke dëmtuar stolat në stacionin e autobusit, në fshatin Memëlisht, Pogradec, ju sqarojmë se:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht shtetasit R. K., 18 vjeç, banues në fshatin në fshatin Hudënisht, Pogradec.
Nga verifikimet e kryera rezulton se, ky shtetas më datë 01.01.2023, ka dëmtuar stolat dhe xhamin e stacionit të autobusit të linjës Pogradec-Prrenjas.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.