Policia e Kosovës ka arrestuar Dibran Hoxhajn, i njohur ndryshe me emrin “Kobra”. Ai dyshohet për vrasjen e një 31-vjeçari nga Kukësi dhe plagosjen e një 27-vjeçari tjetër nga Shqipëria. Ngjaja ka ndodhur në lokalin e tij të natës në Prizren. Në faqen e tij në Facebook, Hoxhaj ka shpërndarë një fotografi pak orë para vrasjes në të cilën ai shihet duke festuar.
Pas ngjarjes dhe shoqërimit të tij, policia e Kosovës ka bastisur lokalin ‘Cobra City’ në Prizren, në pronësi të Dibran Hoxhaj i cili dyshohet se është autori i vrasjes së 31 vjeçarit nga Kukësi, Visart Cengu dhe plagosjes së 27 vjeçarit Rufgen Shehu pas një konflikti që kishte pasur me këta dy të fundit.
FOTO/ Erdhi nga Franca për Vitin e Ri, ky është kuksiani që vrau “Kobra”
Në lokalin e tij janë gjetur 3 gëzhoja plumbash. Ndërkohë kontrolle janë kryer edhe në banesën e tij. Sipas hetimeve të kryera nga policia, dyshohet se vrasja ka ndodhur jashtë lokalit teksa të rinjtë nga Kukësi po tentonin të largoheshin me automjetin e tyre.
E PLOTË/ Si ndodhi përleshja në lokalin e Dibranit? I plagosuri: “Kobra” na ndoqi me armë