Në orët e para të ditës së sotme në një lokal në Prizren ndodhi një sherr me pasoja të rënda. Bilanci ishte një i vdekur dhe një i plagosur. Të dy nga Kukësi. Personi i tretë po nga Kukësi arriti që të shpëtonte. Autori, sipas policisë dyshohet se është pronari lokalit në Prizren, Dibran Hoxhaj, i njohur me nofkën “Kobra”.
Por si ndodhi ngjarja?
Sherri ka nisur në lokal mes tre të rinjve nga Kukësi dhe personave të tjerë që ndodheshin brenda. Situata ka agravuar dhe kuksianët kanë marrë makinën për t’u larguar me shpejtësi. Por pronari i lokalit, sipas tyre dhe policisë i ka ndjekur duke i qëlluar.
“Unë jam Kobra”! Luks dhe e shkuara, kush është i forti që u futi plumbat kuksianëve?
31 vjeçari që ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Kukësit është identifikuar si Visart Cengu ndërsa ka mbetur i plagosur Rufgen Shehu, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shehu ka marrë një plumb në këmbë duke i prekur kockën e gjurit.
Drejtuesi i mjetit Arben Basha dhe Rufgen Shehu kanë deklaruar në Morinë te Policia Kufitare dhe më pas te grupi hetimor në Kukës që u ngrit për këtë rast se dyshojnë se i ka qëlluar pronari i lokalit të natës “Kobra” në Prizren në momentin që këta po largoheshin me automjet pas sherrit.
Ky është Dibrani, pronari problematik i ‘Kobrës’ në Prizren, që vrau 31-vjeçarin kuksian!
Konflikti në lokal ishte i çastit, fizik jo me armë dhe nga grushtet përfundoi te plumbat. Të rinjtë nga Kukësi nuk ishin të armatosur. Pas ndihmës së parë mjekësore në urgjencën e Kukësit, i plagosuri Rufgen Shehu është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Tiranës për t’iu nënshtruar autopsisë pasi në spitalin rajonal të Kukësit mungojnë specialistët e mjekësisë ligjore.
Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si ‘Kobra’ ka qenë i dënuar më parë për disa vepra penale. Ai është personazh i njohur në rrjete sociale ku tregon jetën e tij të luksit me veshje të shtrenjta dhe makina luksoze.