Albano Velo 30-vjeç me origjinë nga Këlcyra, por banues në Tiranë u arrestua nga policia e kryeqytetit për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa. Në kërkim u shpall edhe A.B. 44 vjeç, pasi akuzohet se ka ndihmuar Velon, që ishte jo vetëm organizator, por edhe ekzekutor.
Albano Velo dhe Aleksandër Sadikaj
Në njoftimin për mediat, policia nuk dha detaje se cila ishte arsyeja e vrasjes, por dyshimet janë të forta dhe lidhen me ekzekutimin me bombë të Aleksandër Sadikajt, të njohur si “Sanço”, ndodhur në qershor të vitit të kaluar në Tiranë.
Organizoi atentatin dhe ekzekutoi Edmond Papën në Tiranë, ky është vrasësi 30-vjeçar nga Këlcyra!
Velo thuajse 6 muaj më pas është hakmarrë duke e vrarë biznesmenin. Edmond Papa ishte dënuar më herët në Greqi për trafikun e lëndëve narkotike. Pikërisht një larje hesapesh nisur nga konflikti i drogës dyshohet se solli vrasjet njëra pas tjetrës.
“E ndoqën si hije”! Ky është killeri që ekzekutoi biznesmenin në Tiranë
Gjithashtu, pak ditë pas vrasjes së Edmond Papës, u vranë në Greqi 2 shqiptarët Kreshnik Çerçizaj e Armando Organaja.
FOTO/ Ky është i riu që sot u hodh në erë me bombë në Tiranë (Skeda e krimeve)
Mediat greke flasin për një lidhje të ngjarjeve në Tiranë dhe Athinë dhe për rastin e dy shqiptarëve theksojnë se u porositën nga Klodjan Lekocaj, i burgosur në Greqi, për shkak të humbjes së 700 kg kanabisi. Megjithatë nuk ka asgjë zyrtare nga organet në Shqipëri dhe Greqi.