-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“E ndoqën si hije”! Ky është killeri që ekzekutoi biznesmenin në Tiranë

Kryesoret

Arrestohet vrasësi i biznesmenit Edmond Papa dy javë më parë te Komuna e Parisit në Tiranë.

Si zbulua? Dy gabimet që bëri killeri pas ekzekutimit të biznesmenit

Ai është Albano Velo 30 vjeç, lindur në Këlcyrë, Përmet dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Në kërkim është shpallur bashkëautori, A. B. 44 vjeç, banues në Tiranë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “EAGLE EYES” u sekuestruan në cilësinë e provave materiale automjeti tip “Audi” i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celularë.

Por si ndodhi ngjarja?

Policia thotë se nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë biznesmenin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit më 16 dhjetor 2022 në një lokal poshtë shtëpisë së vëllait.

EMRI/ Ky është i riu që qëlloi me 6 plumba biznesmenin në Tiranë

Policia thotë më tej se drejt në gjurmët e autorëve e çuan kamerat e sigurisë dhe makina që përdorën autorët në rrugën “Fadil Bodinaku“ Tiranë, kur erdhën dhe ikën. Drejtoria e policisë nuk jep motivet e vrasjes dhe nëse lidhet me pistën e dy vrasjeve në Athinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit