-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haller rikthehet te Borussia Dortmund, u operua dy herë dhe mposhti kancerin

Kryesoret

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Sebastien Haller është kthyer në stërvitje te Borussia Dortmund pas gati gjashtë muaj shkaku i trajtimit të kancerit në testikuj.

Haller postoi fotografi ku shihet duke u stërvitur në palestër në Dortmund dhe tha se mezi pret të kthehet në fushë në vitin 2023.

“Përshëndetje djema, më në fund jam kthyer!”.

“Nuk ishte aq e lehtë, por me mbështetjen tuaj ishte më mirë dhe më e lehtë për t’u bërë. Kështu që mezi pres t’ju shoh në stadium për disa fitore”, tha ai në një video-mesazh në rrjetet sociale të Dortmundit.

 

Është një hap i vogël, por domethënës në atë që mbetet një rrugë e gjatë drejt kthimit në gara për Hallerin.

Ish-sulmuesi i West Ham United-it dhe Ajax-it kishte nevojë për dy operacione dhe iu nënshtrua kimioterapisë për ta kaluar sfidën.

Dortmundi niset të premten për një kamp stërvitor dimëror në Spanjë përpara se sezoni i Bundesligës të rifillojë më vonë këtë muaj.

 

Haller kishte nënshkruar me Dortmundin pas transferimit nga Ajax-i për 31 milionë euro në fillim të atij muaji dhe pritej shumë prej sulmuesit.

Haller, 28-vjeçar, ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2026.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit