-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rënie e ndjeshme e çmimeve të gazit natyror në Evropë!

Kryesoret

Çmimet evropiane të gazit natyror me shumicë ranë të hënën në nivelin e tyre më të ulët që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, që i çoi ato në një nivel rekord vitin e kaluar.

Dimri i butë u ka mundësuar vendeve të konsumojnë më pak gaz nga rezervat që ishin krijuar në pritje të ndërprerjes së furnizimit nga Rusia, e cila ishte furnizuesi kryesor i Evropës me gaz natyror përpara fillimit të luftës në Ukrainë.

Çmimi i gazit natyror arriti në nivel rekord 364 dollarë për megavat-orë në gusht të vitit të kaluar. Eksportet e gazit nga gjigandi rus i energjisë Gazprom drejt Bashkimit Evropian dhe Zvicrës ranë me 55% vitin e kaluar, thanë drejtuesit e kompanisë të hënën.

Evropa ishte më parë tregu kryesor i eksportit për Gazprom-in, por furnizimet janë ulur në mënyrë drastike për shkak të sanksioneve të lidhura me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

BE-ja është përpjekur të gjejë burime të reja të gazit natyror në përpjekjet për të pakësuar varësinë e saj të madhe nga furnizimit me gaz natyror rus.

Vendet e BE-së kanë miratuar gjithashtu një mekanizëm për të vendosur çmime tavan për gazin natyror, por analistët thonë se kjo ka të ngjarë të ketë një ndikim të kufizuar në uljen e kostos që paguajnë bizneset dhe familjet.

Ekspertët kanë paralajmëruar se ulja e temperaturave mund të shkaktojë sërish rritjen e çmimeve të gazit natyror. Presidenti rus Vladimir Putin gjithashtu mund të shkaktojë më shumë paqëndrueshmëri në tregun e gazit natyror.

Konkurrenca midis Evropës dhe Azisë për importet e gazit natyror të lëngshëm mund të çojë gjithashtu në rritjen e çmimeve, thotë Nicolas de Warren, president i shoqatës franceze të industrive që konsumojnë më shumë energji./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit