Si pasojë e një shkënditje elektrike ka rënë zjarr në shkollën nëntëvjeçare “5 Shkurti” në qytetin e Ballshit.
Fatmirësisht zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe nuk raportohet për të lënduar.
Gjithashtu në shkollë nuk ka pasur nxënës pas aktualisht kanë marrë pushimet e festave të fundëvitit. Si pasojë e zjarrit janë djegur dy banga.
Njoftimi i policisë:
Në datë 03.01.2023, në lagjen “5 Shkurti”, Ballsh, në një klasë të një shkolle 9-vjeçare, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale në atë klasë.
Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.