Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i efektivit të policisë që u përjashtua nga detyra. Ai është Renato Feri.
Pak ditë më parë forcat “Shqiponja” i bënë shenjë që të ndalonte, por i riu me xhama të zinj iku me shpejtësi duke rrezikuar jetën e kolegëve.
Megjithatë pranë TEG-ut u ndalua dhe nga kontrolli iu gjet në makinë kanabis.
Feri ka sharë dhe ofenduar kolegët duke mos u identifikuar dhe në fund ka përfunduar në qeli.
Ai mësohet se është djali i Arian Ferit, drejtor i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Çau postbllokun dhe u arratis! Polici kapet me drogë në Tiranë