Gerard Pique është mërzitur menjëherë nga pensionimi pasi u largua nga Barcelona.
Për këtë arsye, futbollisti spanjoll po e mendon edhe një herë rikthimin e tij në fushën e blertë.
Këtë lajm e ka bërë me dije mediumi “Relevo”.
Ish-përfaqësuesi spanjoll nuk do të rikthehet më në “Camp Nou”, por po mendon t’i bashkohet klubit në të cilin është vetë pronar.
Më saktësisht, legjenda e Barçës mund të luajë në ekipin e ligës së dytë, FC Andorra.
Viti 2022 nuk ishte prej më të mirëve për Pique-n, i cili në muajin shtator u nda me partneren e tij, Shakira e cila i mori dy djemtë e tyre dhe u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edhe Pique nuk e ka përjashtuar mundësinë të shpërngulet për ta nisur një jetë të re në Miami për të qenë më afër fëmijëve të tij.