“Zëvendësi përgjegjës për çështjet ndërkombëtare të drejtësisë dhe sekretari i komisionit për të drejtat e njeriut, Kazem Garibabadi i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm të vendit që të kryejë një hetim të plotë mbi akuzat për sulme seksuale dhe përdhunime ndaj disa të burgosurve”, shkruan faqja e gjyqësorit të vendit.
Të martën zëdhënësi i gjyqësorit, Massoud Setagesi kishte shprehur keqardhjen për një pretendim të rremë në lidhje me ngacmimin seksual i grave të burgosura, e cila u transmetua nga “disa media armiqësore” ndaj Republikës Islamike.
Më 8 dhjetor, shërbimi i burgjeve iraniane kishte mohuar çdo sulm ndaj të burgosurve femra dhe kërcënoi se do të ngrejë një padi kundër kujtdo që shpërndan një informacion të tillë.
Zyrtarët iranianë i përshkruajnë gjerësisht protestat si “trazira” dhe thonë se qindra njerëz janë vrarë, duke përfshirë anëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa mijëra të tjerë – përfshirë gra – janë arrestuar.