Një prej fqinjëve, ka folur për grabitjen e 67-vjeçares në Maliq, duke treguar edhe detajet e para nga grabitja e ndodhur më 29 dhjetor të vitit që lamë pas. Fqinja e të moshuarës, Erjona Bakollari thotë se ka shkuar tek 67-vjeçarja menjëherë pasi ajo e lajmëroi për grabitjen.
“Kur na lajmëroi ne ishte e nxirë nga fytyra siç e kishte zënë ai. Ishte me një fjalë…me zor merrte frymë. Na trokiti në ashef (kuzhinë) ne dolëm se thamë çfarë ka ndodhur dhe kur dalim jashtë ishte në gjendje shumë të rëndë na tha lajmëroni Policinë dhe ambulancën se nga goditja që kishte marrë ishte në gjendje shumë të rëndë. Pastaj erdhi Policia, e dërguam në spital edhe.. Kur na ka lajmëruar ne ka qenë ora rreth 2 e 30 e natës. Më erdhën tha, ishin hedhur nga avllia a diçka e tillë, ulën dritat tha, unë e dija se ikën dritat vetëm kur shkallmohet dera jashtë e ballkonit dhe hynë brenda me dritë në dorë dhe mu hodh direkt, tha më zuri gojën. Nuk na tha ndonjë gjë vetëm tha na kanë marrë lekë diçka e tillë. Ajo jeton vetë, kur sëmuret, kur.. se ka një mbesë që kujdeset për të. Por mbesa është në Pogradec, ne na lajmëron, për ndonjë gjë të vogël, për të marrë pensionin ose ilaçet, ne. Bashkëshorti i ka vdekur ka 2 vite. Tani rri vetëm. Ishte shumë e rënduar, tani ndodhet në spital, është një pak më ndryshe por prapë ka dhimbje. Ka shembje nga brenda, por nuk ka probleme të rënda. Isha sot tek ajo,”-tregoi fqinja Erjona Bakollari./Shqiptarja