-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Incidente me gaz lotsjellës dhe gurë në funeralet e kurdëve të vrarë në Paris

Kryesoret

Varrimi i këngëtarit kurd, Mir Perver i cili u vra në fund të dhjetorit në Paris u mbajt sot në vendlindjen e tij, në Turqinë lindore në një atmosferë të tensionuar, siç raporton një korrespondent i AFP.

Artisti dhe refugjati politik u varros në prani të të afërmve të tij në provincën e Musit.

Rrugët që të çojnë në fshatin ku ai u varros u bllokuan nga policia, e cila pengoi disa grupe njerëzish – përfshirë deputetë nga partia pro-kurde HDP dhe njerëz që pretendonin se ishin të afërm të tij – të merrnin pjesë në funeralin.

Videot e postuara në faqet e rrjeteve sociale dhe të shfaqura nga mediat në gjuhën kurde tregojnë se një prej këtyre grupeve është bllokuar nga policia.

Forcat e sigurisë hodhën gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën.

U përdor edhe presioni i ujit ndërsa disa burra, të pakënaqur që nuk mund të merrnin pjesë në varrim u përgjigjën duke hedhur gurë.

Funerali i Abdurrahman Kizil, kurdit të dytë të vrarë në Paris u mbajt sot në një fshat në provincën e Karsit në Turqinë verilindore.

Disa automjete në autokolonën pas arkivolit u bllokuan pranë vendit të varrimit, sipas Yeni Yasam, një media e afërt me lëvizjen kurde. Të njëjtin informacion ka përcjellë edhe deputetja e partisë prokurde DBP Saliha Aydeniz.

Emine Kara, viktima e tretë e sulmit, u varros në Kurdistanin e Irakut, në prani të anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Tre kurdët u vranë më 23 dhjetor jashtë një qendre kulturore të komunitetit të tyre në Paris. Sulmuesi, një francez 69-vjeçar i njohur për autoritetet për akte të tjera të dhunshme, tha se i vrau sepse “i urren patologjikisht të huajt”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit