Gjyqtari spanjoll, Mateu Lahoz raportohet se do të pensionohet nga referimi në fund të sezonit aktual 2022/23.
Lajmi i cili u bë i ditur gazetarit të njohur Gaston Edul.
Lahoz ishte në qendër të kritikave sidomos në dy ndeshjet e tij të fundit.
Fillimisht në ndeshjen çerekfinale të Botërorit mes Argjentinës dhe Holandës, ku dhuroi 18 kartonë të verdhë.
Dhe më pas edhe në ndeshjen e La Ligas mes Espanyolit dhe Barcelonës, ku dhuroi 16 kartonë të verdhë dhe dy të kuq.
Mateu Lahoz se retira del arbitraje cuando termine esta temporada. pic.twitter.com/y4Lf9F3iWk
— Gastón Edul (@gastonedul) January 5, 2023