-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Messi nuk i mbyll pushimet, nuk do të luajë nesër kundër Chateauroux

Kryesoret

Ylli argjentinas, Lionel Messi do të pushojë për ndeshjen e Kupës së Francës, të cilën do ta zhvillojë Paris Saint-Germaini ndaj Chateauroux.

Këtë e ka bërë të ditur sot trajneri i PSG-së, Christophe Galtier.

Argjentinasi arrti të triumfonte gjatë e Kupës së Botës ku me 18 dhjetor në “Lusail Stadium” në Katar fitoi për herë të parë këtë turne.

Ai mori pjesë në seancat e fundit stërvitore të parisienëve, por Galtier tha se 35-vjeçari ka nevojë edhe për pak kohë për të qenë i gatshëm të luajë në ndeshje garuese.

“Ai e kishte një Botëror fantastik. Shkoi në atdhe për të festuar dhe për të pushuar me familjen e tij në shtëpi”, deklaroi Galtier para ndeshjes së të premtes.

“Ai nuk do të luajë nesër. Pasi diskutova me të, duam të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme (kundër Angers në Ligue 1)”, vazhdoi Galtier.

PSG-ja u mposht nga RC Lens të dielën, 1-3 ndërsa në Ligë do të jetë pa treshen e sulmit, Messi – Mbappe – Neymar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit