Lordi meksikan i drogës, Ovido Guzman, djali i të burgosurit Joaquin “El Chapo” Guzman, është arrestuar nga autoritetet meksikane.
Lajmi për arrestimin e Ovidio erdhi pas një nate trazirash në qytetin Culiacan në shtetin verior të Meksikës, Sinaloa në shtëpinë e kartelit Ovidio, një nga organizatat më të fuqishme në botë të trafikut të drogës.
Ovidio Guzmán, i cili mori një pozicion drejtues në kartelin Sinaloa pasi babai i tij u arrestua për pak kohë në tetor 2019, por u lirua shpejt për të shmangur hakmarrjet nga karteli.
Sot në mëngjes, forcat e sigurisë ishin në këmbë duke u përpjekur të frenonin reagimet e familjes Guzmán në zonë.
Aeroporti Culiacan është mbyllur dhe do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 22:00 me orën lokale.
Autoritetet lokale u bënë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Shkollat dhe zyrat administrative mbetën të mbyllura për shkak të dhunës.
Videot e pa verifikuara të postuara në faqet e mediave sociale tregojnë një shkëmbim të fortë zjarri, përfshirë nga helikopterët, gjatë natës.
U ngritën edhe postblloqe.
“Ne kërkojmë nga qytetarët e Culiacan që të mos largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të bllokadave në pjesë të ndryshme të qytetit”, shkroi kryebashkiaku Juan de Dios Gámez në Twitter.