Në qytetin e Bilishtit, Devoll është duke u zhvilluar sërish protestë nga punonjësit e fasonerisë pas përgjysmimit të pagës.
Burime për median konfirmojnë se punonjësit janë duke protestuar për kushtet e punës dhe për rikthimin në detyrë të kryetares së sindikatës.
Mësohet se dje pas një takimi me inspektoratin e punës është arritur një marrëveshje për të marrë edhe pjesën e mbetur nga rroga që iu ishte shkurtuar, por jo për kushtet e punës, për të cilën punonjësit pohonin se nuk kishin ngrohje dhe nuk merrini sigurimet shëndetësore.
Sakaq Inspektorati i Punës ka pezulluar punën e subjektit deri në një njoftim të dytë.