Protesta kombëtare e opozitës do të zhvillohet sot në orën 19:00, ndërsa forca të shumta policie kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë.
Në vendngjarje ka shkuar edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, për të monitoruar masat e vendosura në kuadër të protestës.
Kjo është protesta e shtatë kombëtare e organizuar nga PD, e cila kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama pasi ish-zëvendësja e tij, Belinda Balluku akuzohet nga SPAK e përfshirë në afera korruptive.









