-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Profil/ Jeta fatkeqe e Visarit që e vrau dora e zezë e “Kobrës”

Kryesoret

Mesditën e djeshme u përcoll për në banesën e fundit Visart Cengu. I riu u qëllua për vdekje nga dora e Dibran Hoxhajt, të njohur me nofkën “Kobra”.

Arsyet e sherrit që nisi në lokalin e Hoxhajt në Prizren ende nuk dihen, por pista e parë ku është bazuar prokuroria sipas asaj që depozitoi dje në gjykatë është për shkak të një fature 400 Euro që sipas “Kobrës” të rinjtë nuk pranuan ta paguanin.

Mes lotëve dhe dhimbjes, familja, të afërmit, miqtë dhe shokët dje i dhanë lamtumirën Visarit. Ai ishte djali i vetëm i familjes. Pas la tre motra.

Ekskluzive/ Xhaxhai: Darka e fundit e nipit te “Kobra”! Ordineri i mbylli derën vëllait

Visarti kishte disa vite që jetonte dhe punonte në Francë, por në Dhjetor ishte kthyer në familje për të kaluar festat. Shokët dhe miqtë e tregojnë njeri të qetë dhe të qeshur, por që fatin e kishte të keq.

Të afërmit dhe personat që e njohin nuk e besojnë që shkak të ketë qenë fatura 400 Euro, pasi sipas tyre, Cengu nuk ishte problematik dhe mbi të gjitha nuk i mungonin të ardhurat dhe bashkë me dy shokët kishin shkuar për të konsumuar një darkë për qejf në Prizren.

I ati i Visarit u shpreh se ka kontribuar në luftën e UÇK-së për çlirimin e Kosovës dhe se nuk e kishte besuar kurrë se shqiptarët do të ia drejtonin pushkën njëri-tjetrit.

“Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë, të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë” u shpreh i ati i Visartit.

FOTO/ Kjo është vila luksoze e “Kobrës” që vrau kuksianin për 400 Euro

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit