-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: ‘Kobra’ ishte në Kosovë

Kryesoret

“Kobra është e vetmja njësi ushtarake me përgjigje 100 për qind në vitin 2022, kur pritej një sulm ndaj popullit serb në Kosovë. Atje ishte ‘Kobra’ ata provuan vlefshmërinë e tyre”. Kështu deklaroi Presidenti serb Aleksandar Vuçiç gjatë një prononcimi për pajisjen e ushtrisë me armatimet e fundit.

“Flamuri nuk duhet të bjerë kurrë në duart e armikut, ashtu si as një pëllëmbë nga toka jonë. Sot nuk është e lehtë të jesh pjesëtar i ushtrisë, aq më pak pjesëtar i njësisë Kobra, që hesht por është vrasëse, ata flasin pak, por bëjnë shumë.

Vendi ynë ndodhet në mes të një vorbulle gjeopolitike, e shtypur më fort se kurrë nga ata që do të donin të copëtonin territorin, nga ata që do të gjenin fajtorin për të gjitha gabimet e tyre”, theksoi Vuçiç.

Vuçiç përforcoi gatishmërinë e Serbisë për të krijuar trazira. “U shkrova gjithsej 14 letra të ndryshme liderëve evropianë, kryesisht letra të personalizuara.

Iu drejtova secilës duke pasur parasysh rrethanat dhe marrëdhëniet specifike që kemi. Në një mënyrë atyre që e njohin Prishtinën dhe në një mënyrë tjetër atyre që nuk e njohin Prishtinën”, vijoi më tej presidenti serb.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit