-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre viktima! Arrestohet shoferi që e bëri “Benz”-in copë copë

Kryesoret

Arrestohet shoferi i makinës tip “Benz” që u përfshi mbrëmë në aksidentin me tre viktima në Rrugën e Arbrit. I arrestuari është Edison Lazri, i cili kanë qenë në makinën tip ‘Benz’ me targa angleze. Ai po udhëtonte në makinë së bashku me vëllanë Mërgim Lazrin.

Makina që drejtonte Lazri përplasi duke marrë zvarrë përpara gati 70 metra një tjetër “Benz” ku udhëtonin pesë persona, anëtarë të një familje. Tre prej tyre vdiqën dhe dy janë të plagosur.

FOTO/ Ky është shoferi i kamionit që vdiq bashkë me gruan dhe vëllanë te Rruga e Arbrit

Në makinën që drejtonte Kujtim Istrefi ishin Murat Istrefi, Lulzime Istrefi, Ferize Istrefi dhe Kadrie Markeçi nga fshati Maqellarë i Dibrës. Tre viktimat janë dy vëllezërit, Kujtim dhe Murat Istref, si dhe bashkëshortja e njërit prej viktimave (Kujtimit) Lulzime Istrefi 46 vjeçe.

Katër të plagosurit e aksidentit tragjik mbrëmjen e të mërkurës, ku humbën jetën tre anëtarët e familjes Istrefi vijojnë të marrin mjekim në spital.

Dy vëllezërit Mërgim dhe Edison Lazri, që iu komunikua masa e arrestit në burg ndodhen në qendrën e Traumës për trajtim më të specializuar pasi kanë fraktura të shumta në trup. Ndërsa në Peshkopi po trajtohet kunata e viktimave Firuze Istrefi dhe e afërmja e tyre Kadrie Markeçi.

Shkak për aksidentin tragjik ku humbën jetën vëllezërit Murat dhe Kujtim Istrefi si dhe bashkëshortja e këtij të fundit Lulëzime Istrefi dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

3 viktima dhe 4 të plagosur! Banori në Bulqizë: “Benz”-i fluturoi 70 m, u nda në dy pjesë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit