Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka nisur vitin me mashtrime. Në një status në facebook, Vasili shkruan se Rama bashkon “shkollepakun” me mashtruesin dhe gënjen me tete here per bujqësinë.
Postimi i plotë:
Rama bashkon shkollepakun me mashtruesin dhe genjen me tete here per bujqesine
Edi Rama e filloi 2023 me gënjeshtra se vetem ate zanat di.
Rama shkruan sot qe pa gdhire se eksportet ne Bujqesi jane rritur sipas aritmetikes se tij me 17% ne vlere financiare.
Po edhe qytetari me i fundit ne bote e di qe çmimet e produkteve bujqesore jane rritur.
Le ti referohemi indeksit të cmimeve të Bankës Botërore , i cili thotë që indeksi cmimeve për produktet buqësore pa përfshirë grurin është rritur 14.9%.
Thenë këtë rritja reale mesatare e eksportit është në rastin më të mirë 17%-14.9% = 2.1%.
(Referimi nga ekonomistja e njohur Zj.Irena Beqiraj)
Pra u tund mali dhe polli nje mi!
Rama genjeu me tete fishin dhe nga 2.1% na e beri rritjen me lapsin e tij shkollepak plot 17%.
Edi Rama ky mashtrues proverbial genjen kaq trashe sa e blindon faktin qe eshte shkollepak.
Por kur behet bashke shkollepaku me mashtruesin dalin te tilla Genjeshtro-Gafa te papara alla Edi Rama.