Ambasadorja amerikane Yuri Kim në ditën e pestë të vitit të ri, sapo mbaruan pushimet për administratën ka shkuar në SPAK.
Në takim e ka pritur kreu i ri i këtij institucioni, Altin Dumani, që është etiketuar në media dhe jo vetëm, i preferuari i amerikanëve.
Në fokus të bisedës pa dyshim që ka qenë puna dhe objektivat për vitin 2023.
Vitin e kaluar vizitat e Kim në SPAK kanë qenë të shumta, por edhe këtë vit duket se do të jetë e njëjta gjë; SHBA kërkon rezultate konkrete.