-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-drejtuesi zbërthen te “5pyetjet.al” mesazhin e SHBA-së: Arrestime të forta lart

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi dje një takim, i pari me kreun e ri të SPAK-ut, Altin Dumani, i cili pason Arben Krajën. Në një mesazh në Facebook selia diplomatike në Tiranë theksonte se, Kim i kërkoi Dumanit që duke pasur parasysh edhe urdhrin e Joe Biden për të goditur të korruptuarit, të intensifikojnë ndjekjen penale në nivele të larta pa frikë apo favore. Por a ishte ky një mesazh indirekt edhe për Sali Berishën që është shpallur “non grata” që ta kthejë dosjen e listës së zezë në penale?

Për të zbërthyer mesazhet e diplomates, “5pyetjet.al” bisedoi me zotin Eugen Beci, ish-drejtues i krimeve të rënda. “Ky nuk është vetëm për zotin Berisha, por të gjithë lart. “Non grata”-at, ndiqni penalisht thotë ajo, nga “non grata”, bëji çështje penale me prova. Te pjesa tjetër, është; ke shkuar deri te ministrat, shko më lart. Pra është për këtë kategori (non grata) dhe të tjerët. Gjuha brenda në takim është më e drejtpërdrejtë, për jo deri tek emrat konkretë” tha ai.

Por si e shikon ish-prokurori këtë vit, a do të ketë goditje të forta nga SPAK-u? “Besoj se arrestimet mund të shkojnë deri lart, tek të gjithë. E besoj se mund të ketë. Patjetër që do të ketë. Është një frymë tjetër, ndryshon diçka. Dosjet e vjetra apo të reja? Të vjetra dhe të reja. Të rejat janë më kollaj. Pastaj varet nga vullneti, por unë mendoj se Dumani ka vullnet” tha ai.

Në një analizë për vitin që u mbyll, Beci thotë se goditjet e SPAK-ut në krimin e organizuar, trafiqet, bandat, etj, janë sa gjysma e atyre që ka bërë Prokuroria e Krimeve të Rënda. “Goditjet e krimit nuk kanë munguar kurrë. Madje këtë vit janë më të pakta sesa kemi bërë ne te Krimet e Rënda. Sa organizata kemi goditur ne, këta nuk janë në terezi me trafikun. Korrupsionin po. Presim që të ketë rritje. Me krimin e organizuar nuk kanë gjë në vijë, nuk qasen as te 50% e arritjeve tona” tha ai te “5pyetjet.al”.

Ish-drejtuesi flet te “5pyetjet.al”: Shqipëria mund të bëjë presion kundër “Kobrës”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit