Deputetja e Partisë së Lirisë, Silva Caka përsërit denoncimin e bërë nga Tritan Shehu për ndërprerjen e operacioneve te kardiokirurgjia. Ajo thotë se ka disa javë që ky shërbim shumë i rëndësishëm mjekësor është bllokuar prej faktit të mungesës së oksigjeneratorëve.
“Kardiokirurgjia nderpret operacionet, qeveria t’a zgjidhë, jeta dhe shendeti s’presin! Qeveria e Edi Rames qe me shpejtesi te papare grabit brenda nates koncesione, prona dhe fonde me miliarda le ne meshire te fatit kardiokirurgjine.
Mungesa e materialeve thelbësore e jetësore mjekësore eshte viktime e furnizimit te fragmentuar dhe korruptiv si dhe mungesa e medikamenteve nuk kanë kursyer as kardiokirurgjinë në QSUT.
Ka disa javë qe ky sherbim shumë i rëndësishëm mjekësor është bllokuar prej faktit te mungese se oksigjeneratorëve, aq te domosdoshëm për shumicën e operacioneve në zemër e enët kryesore të gjakut.
Sasia shumë e vogël e oksigjenatoreve te administruar me mjaft kujdes nga punonjesit e shërbimit sigurisht qe ne menyre te plote nuk ezauron dot nevojat teresore të urgjencës mjekësore dhe aq me pak ato qe kane te bejne me aktivitetin normal te sherbimit te kardiokirurgjise.
Patologjia kardiake eshte nga me delikatet dhe ku ceshtja e nderhyrjes ne kohe eshte ne shumicen derrmuese te rasteve ajo qe ben diferencen ne trajtimin me sukses te pacienteve kardiake aq me shume qe numri i tyre eshte mjaft i konsiderueshem.
Nje pjese e vogel e pacienteve qe kane mundesi financiare idrejtohen spitaleve private por shumica nuk e kane kete mundesi dhe shendeti i tyre mbetet ne meshire te fatit pasi paketa per rimbursimin e tyre ne spitale private as qe behet fjale.
Mjeket dhe infermieret e sherbimit meritojne te gjithe respektin dhe vleresimin per sakrificat e tyre ne perballimin e situates se renduar jo per shkak te tyre. Boll më me propagande dhe dokrrat e mjeksise “falas,” pacientet duan zgjidhje, jeta dhe shendet nuk presin!!” shkruan Caka.
“5pyetjet.al” menjëherë pas denoncimit të zotit Shehu, pra dy ditë më parë iu drejtua me një kërkesë drejtoreshës së QSUT-së, zonjës Albana Fico për t’i kërkuar një përgjigje. Por prej dy ditësh ende nuk ka marrë asnjë përgjigje. Vetëm heshtje.
Kardiokirurgjia e bllokuar? QSUT hesht për denoncimin e Shehut