Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se detyrat dhe obligimet e një kryeministrit janë të rënda, aq më tepër në rastin e Kosovës dhe sipas tij nëse kryeministri Albin Kurti nuk mund t’u bëjë ballë sfidave atëherë fajin nuk mund ta kërkojë diku tjetër.
Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se Kosova nuk e ka luksin të bëjë eksperimente duke u armiqësuar me partnerët strategjikë.
Postimi i plotë:
Cila është logjika e kryeministrit kur thotë se SHBA nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën, kur nuk mbahet mend që Amerika ta ketë kërkuar një gjë të tillë! (Pse nuk i kishte shkuar ndërmend Albin Kurtit të thoshte në vitin 1999 se Amerika nuk mund ta çlirojë Kosovën)!
Pse ai me çdo kusht kërkon që Amerikën ta bëjë pjesë të problemit kur ajo ishte dhe është pjesë e zgjidhjes. Pse Albin Kurti mundohet ta krijojë përshtypjen se ai mund të jetë viktimë e një “komploti ndërkombëtar”! Apo po provon që edhe njëherë ta luajë viktimën, si në vitin 2020!