Kryeministri Edi Rama mesditën e sotme do të mbledhë në një takim drejtuesit politikë të qarqeve të vendit.
Takimi do të mbahet në orën 13:00 në vilën qeveritare 31 në zonën e ish-Bllokut.
Takimi bëhet në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Për dy ditë Edi Rama mblodhi ministrat dhe sot takoi Presidentin.