Cristiano Ronaldo shikoi ndeshjen e tij të parë të ekipit të Al Nassr pas transferimit të tij te klubi arab.
Nga zona VIP ai shikoi ekipin e tij duke fituar 2-0.
Por ai nuk e shikoi të gjithë ndeshjen pasi u largua nga stadiumi në pjesën e parë.
Portugezi u transferua në skuadrën e Arabisë Saudite si një transferim i lirë në fund të dhjetorit pasi kontrata e tij me Manchester United u prish pas një interviste bombë me Piers Morgan.
CR7 nuk ishte në gjendje të bënte debutimin e tij të premten, por ndjeku për 45 minuta bashkë lojtarët e tij të rinj të cilët siguruan të tre pikët në stadiumin e Universitetit King Saud për të kaluar katër pikë përpara në krye të tabelës së Ligës Pro Saudite.