-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Video/ Kaos në një avion në Meksikë, dëgjohen të shtëna pas arrestimit të djalit të “El Chapo”

Kryesoret

Një aeroplan që ishte gati të nisej nga Culiacan në shtetin Sinaloa në Meksikë u godit me armë zjarri mëngjesin e djeshëm.

Sipas njoftimit nga linja ajrore meksikane, Aeromexico asnjë pasagjer apo punonjës i aeroportit nuk ka mbetur i lënduar.

Videot e postuara në mediat sociale treguan të shtëna me armë zjarri në aeroportin Culiacan, i cili më vonë u mbyll pas trazirave në qytet.

Siç shihet edhe në video, pasagjerët u ulën për t’u mbrojtur pasi ishin të frikësuar.

Kujtohet se Ovidio Guzman, djali i bosit të burgosur të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman, është arrestuar në këtë qytet.

Lajmi për arrestimin e Ovidio erdhi pas një nate trazirash në qytetin Culiacan, në shtetin verior të Meksikës, Sinaloa në shtëpinë e kartelit Ovidio, një nga organizatat më të fuqishme në botë të trafikut të drogës.

Arrestimi i tij vjen vetëm disa ditë para samitit Meksikë-SHBA-Kanada të javës së ardhshme në Mexico City, ku pritet të diskutohen edhe çështjet e sigurisë.

Një zyrtar meksikan tha se arrestimi do të ishte një shtesë e mirëpritur për bashkëpunimin e sigurisë midis Uashingtonit dhe Meksikës përpara një vizite të presidentit amerikan Joe Biden.

SHBA ofroi një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacionin që çon në arrestimin dhe dënimin e Ovidit.

Babai i Ovidios, 65-vjeçari Joaquin Guzman u dënua në vitin 2019 nga një gjykatë e Nju Jorkut me burgim të përjetshëm për trafik droge me vlerë miliarda dollarë dhe për komplot për të vrarë armiqtë e tij.

Ai po vuan dënimin e tij në burgun Supermax të sigurisë maksimale të Kolorados.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit