Ferit Sakaj 30 vjeç nga Roskoveci është zhdukur prej 5 ditësh. Familjarët e tij kishin shkuar në policinë e Roskovecit ku kanë kryer edhe denoncimin për zhdukjen e tij.
E ëma e 30-vjeçarit ka kryer denoncim në policinë e Roskovecit dhe ka pohuar se ai kur ishte larguar i kishte thënë se do shkonte tek e motra në Fier, pasi ajo ka një vajzë të martuar në Fier dhe nuk është kthyer më.
Gjithashtu familjarët kanë njoftuar se 30-vjeçari i zhdukur është edhe i sëmurë.
Njoftimi i policisë:
Në datë 05.01.2023, në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasja Z. S., 51 vjeçe, banuese në Suk 1, Roskovec, ka kallëzuar se djali i saj, 32 vjeç, është larguar nga banesa në datë 02.01.2023 dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet do i kalojnë Prokuorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.