Ylli portugez, Cristiano Ronaldo i befasoi të gjithë duke zgjedhur të transferohet në Arabinë Saudite te ekipi Al-Nassr.
Të gjithë tifozët arab po presin me padurim debutimin e tij i cili nuk erdhi atëherë kur pritej për shkak të disa dënimeve që kishte marrë gjatë kohës që ishte pjesë e ekipit anglez, Manchester United.
Tashmë mediat kanë publikuar edhe datën se kur CR7 mund të luajë ndeshjen e parë me fanellën e ekipit nga Riadi.
Ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjen në shtëpi të 22 janarit kundër Ettifaq, pasi të ketë përfunduar pezullimin e Federatës Angleze të Futbollit.
Deri atëherë edhe klubi arab zgjidhë çështjes së lojtarëve të huaj, duke larguar një të tillë dhe duke regjistruar portugezin.
Të huajt te Al-Nassr janë portieri kolumbian David Ospina, brazilianët Luiz Gustavo dhe Anderson Talisca, sulmuesi kamerunian Vincent Aboubakar, mbrojtësi spanjoll Alvaro Gonzalez, mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë Ghislain Konan, mesfushori me tipare sulmuese nga argjentina Martinez dhe Jaloliddin Masharipov nga Uzbektistani.
Njëri prej tyre do të duhet të largohet që portugezi të regjistohet me ekipin dhe të nisë rrugëtimin e tij të ri.