-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë tha xhaxhai për komshiun e nipit Ervis Martinaj?

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme me urdhër të SPAK, RENEA ka bastisur banesën e Ervis Martinajt në Surrel, fshat i njohur për shkak se aty banon kryeministri Edi Rama.

Kontrollet janë në kuadër të operacionit Plumbi i Artë dhe vijimi i operacionit në Fushë Kuqe ku u ushtuan kontrolle në shtëpinë e Martinajt dhe xhaxhallarëve të tij.

Martinaj është subjekt i SPAK pasi për të ka mase sigurie arrest me burg për akuzën e sigurimit të kushteve dhe mjeteve për vrasje.

9 gushti i vitit 2022 është dita kur familjarët e Ervis Martinajt humbën kontaktet me të afërmin e tyre.

Por çfarë tha xhaxhai i Ervis Martinajt, Faik Martinaj për fqinjin e nipit, Edi Rama?

Edi Rama na e ka dhënë mesazhin që në fushatën e vitit të kaluar, që i ka thënë se “i them atij drejtorit të basteve” dmth që atëherë na ka kërcënuar, se “ia dimë targën e makinës” e kështu dmth.

Unë e di zhdukjen e nipit tim, është kryeministri, organizatori është kryeministri Edi Rama me bandat e tij edhe me gjithë oligarkët që i kanë interesat nga bregdeti i jugut.

Ai është vrarë dhe është zhdukur kufoma. Kundërshtarët politik e kanë eleminuar. Hasmi nuk të zhduk xhenazen”, tha Faik Martinaj pak javë më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit