-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Barcelona kërkon të forcojë mbrojtjen me Pavard, klubi kontakton me përfaqësuesit e bavarezit

Kryesoret

Barcelona po synon që të përforcohet edhe më shumë në mbrojtje.

Klubi katalanas raportohet se ka nisur bisedimet për transferimin e Benjamin Pavardit, i cili ka marrëdhënie të tensionuara me Bayern Munich-in.

Francezi thuhet se është i prirur që të largohet nga “Allianz Arena” për një sfidë të re – teksa Barça e do atë në “Camp Nou”.

Sipas “Kicker”, tashmë është bërë kontakti i parë mes zyrtarëve të klubit të Barcelonës dhe përfaqësuesve të Pavardit.

Kontrata e 26-vjeçari me Bayernin skadon në verën e vitit 2024 dhe Barcelona synon të mbyllë një marrëveshje me një çmim të lirë, gjë që do t’i përshtatej klubit nga La Liga.

Nëse lëvizja realizohet gjatë afatit të janarit, Pavard do t’iu bashkohej bashkë lojtarëve te Franca, Ousmane Dembele dhe Jules Kounde, si dhe do të ri bashkohej me Robert Lewandowskin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit