Vincent Aboubakar nuk është më sulmuesi i Al Nassr në Arabinë Saudite.
AFP njofton se klubi dhe lojtari kanë prishur marrëveshjen për t’i hapur rrugë regjistrimit të transferimit më të ri të ekipit, Cristiano Ronaldo.
Ylli portugez ishte blerja e madhe e arabëve në merkaton e janarit po klubi nuk mundi ta regjistronte dot nga numri i madh i lojtarëve të huajve, numër ky me 1 lojtar më shumë sesa lejon rregullorja.
Tashmë largimi i kamerunasit, Abaobakar i hap rrugë Ronaldos të jetë edhe “me letra” pjesë e Al Nassr.
Tani që është zgjidhur gjithçka CR7 mund të bëjë debutimin e tij më 22 janar, kjo pas largimit të Aboubakar.