-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Kuvendi i Kosovës/ Hamza: Rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

Kryesoret

Sonte po zhvillohet seanca për votimin e qeverisë së re të Kosovës. Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është shprehur se i kanë paraqitur Kuvendit të Kosovës një rezolutë ku kërkohet gjykim i drejtë për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë.

“Dua ta përmbyll fjalimin me një shqetësim lidhur me procesin gjyqësor në Hagë. Raporti i shtetit tonë me themeluesit e UÇK-së, që njëherësh janë edhe themelues të shtetit, me procesin që po zhvillohet kundër tyre në Hagë, kërkon qasje më dinjitoze dhe të matur. Prandaj, pavarësisht dallimeve politike, dinjiteti institucional dhe mbështetja e drejtë për ta, janë detyrim i përbashkët i yni.

Në seancën e parë të Kuvendit do të procedojmë votimin e Rezolutës së hartuar nga ekspertë të pavarur, Rezolutë që i është dorëzuar Kuvendit, me të cilën kërkohet gjykim i drejtë, i paanshëm dhe profesional, në përmbushje të standardeve ndërkombëtare për respektimin e të drejtave të njeriut”, tha Hamza.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit