Pas vdekjes së ish-sulmuesit italian, Gianluca Vialli kanë reaguar figura të mëdha të futbollit por edhe miq të 58-vjeçarit.
Një ndër këto reagime ka qenë edhe ai i Roberto Mancini i cili e priti me trishtim të madh vdekjen e mikut të tij më të mirë.
Ai foli me dhimbje të madhe për humbjen e Gianluca Vialli-n dhe kjo kuptohet në fjalët e tij.
“Nuk kam qenë shumë mirë gjatë orëve të fundit. Kjo është një humbje shumë e madhe për mua, për familjen e tij dhe mbi të gjitha, për futbollin italian. Humba një vëlla, shpresoja në një mrekulli. U takuam, folëm dhe ai ishte në humor e kjo më lehtëson disi. Marrëdhënia jonë ishte ndërtuar mbi respektin dhe dashurinë dhe miqësinë. Ai ishte lumturi dhe kështu duhet ta kujtojmë”.
Reagimi i Roberto Mancin-it u publikua nga Federata Italiane e Futbollit për mes faqes së tyre zyrtare.