Për një pjesë të konsiderueshme të popullatës, viti i ri ka nisur me një situatë të rënduar shëndetësore që pakkush mundet ta shpjegojë, nëse bëhet fjalë për virozat e stinës, grip i rënduar apo Covid-19 po rikthehet në formën e tij agresive.
Janë mjekët ata që pasi kanë ndjekur epidemiologjinë e rasteve që kanë tejmbushur qendrat shëndetësore e spitalet, përjashtojnë këtë të fundit.
Sipas tyre, kemi të bëjmë me një grip agresiv. Madje, numrat e të shtruarve nga gripi aktualisht figurojnë më të larta se shtrimet si pasojë e Covid-19.