Si pasojë e një aksidenti mes dy furgonave në rrugën Ferizaj – Shtime, pesë persona kanë mbetur të lënduar.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai ka thënë se të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë në QKMF në Shtime.
“Sot , rreth orës 14:50 në hyrje të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy automjete furgon. Veç dëmeve të shkaktuara materiale, (njërin automjet e ka kapluar flaka) pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë në QKMF-Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendren Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli.
Njësia e Hetimeve e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj po e heton rastin.