Prime i djeshëm krijoi mjaft situata në shtëpinë e Big Brother Albania VIP 2. Një prej tyre ishte mes Luizit dhe Kiarës, nga e cila kjo e fundit duket të ketë mbetur e mërzitur.
“Ke shumë luhatje humori, të ngel hatri për çdo gjë dhe nuk e kuptoj pse. Je njeri që ndryshon nga moment në moment. Unë çfarë nuk pres në vazhdimësi, kupton?” tha Kiara e cila i kërkon Luizit të jetë më i qëndruashëm.
Luizi e ka shprehur vazhdimisht hapur interesin e tij për Kiarën, ndërsa Kiara shfaqet e stepur për lidhje të mundshme. Gjithashtu Kiara i ka kërkuar Luizit më shumë respekt.
Kiara: Kur të mësosh të më respektosh do flasim.
Luizi: Po ça të bëra?
Kiara: Mbrëmë the rri me shoqet e tua për të marrë dy cigare.