Princi Harry po ecën qartë në rrugë të ndryshme nga pjesa tjetër e familjes mbretërore.
Ai është duke thyer thënien “kurrë mos shpjego, kurrë mos u anko” që gjyshja e tij, Mbretëresha Elizabeth i shërbeu me besnikëri deri në momentet e fundit të jetës së saj.
Harry vendosi të zbulojë në autobiografinë e tij nën titullin ” Këmbimi” gjithçka që ka përjetuar nga fëmijëria e tij e deri më tani.
Zbulimi më i fundit i autobiografisë shumë të lavdëruar të Princit Harry ka të bëjë me “Tiara-gate”, pra përballjen e të pestit në radhën e fronit të Albionit të Vjetër me kostumografen e besuar dhe dorën e djathtë të Mbretëreshës, Angela Kelly.
Përballje e cila ishte në lidhje për diademën se çfarë do të vishte Meghan në dasmën e çiftit në maj 2018.
Para dasmës, raportohej se Harry kishte kërkuar troç që gruaja e tij të vishte kurorën që donte nga koleksioni mbretëror.
Sipas raportimeve, Harry me zemërim i tha Angela Kelly-t: “Ajo që Meghan dëshiron, atë do të marrë”.
Harry donte që Meghan të vishte një diademë të familjes Spencer në dasmën e tyre për të përkujtuar nënën e tij.
Në librin e tij të ri, princi përgënjeshtron tabloidet e kohës dhe jep versionin e tij.
Duka i Sussex-it e bën të qartë se ai dhe gruaja e tij e ardhshme amerikane ishin të etur që Meghan të vishte një diademë Spencer në dasmën e saj, ndoshta të njëjtën që nëna e tij, Princesha Diana kishte veshur në dasmën e saj me Princin e atëhershëm Charles.
Duka thekson se dy motrat e Dianës i kishin ofruar Meghan një kurorë që i përkiste familjes së tyre.
Sipas Harry-it Meghan Markle kaloi orë e orë të tëra me stilistin e fustanit të saj të nusërisë për të parë se si kurora e Spencers do të përputhej me vellon e dasmës.
Por vetëm disa ditë para dasmës Mbretëresha Elizabeth e ftoi çiftin në Pallatin Buckingham dhe i sugjeroi nipit të saj dhe Meghan të zgjidhnin një kurorë nga koleksioni mbretëror.
Meghan vizituan Mbretëreshën në Buckingham dhe Princ Harry për herë të parë në jetën e tij hyri në dhomën që shërbente si garderoba private e monarkut dhe ndodhej pikërisht pranë dhomës së gjumit të saj.
Angela Kelly dhe një vlerësuese eksperte e bizhuterive, e cila u foli atyre për historinë e çdo pjese të çmuar në koleksionin mbretëror.
Mbretëresha i kishte treguar Meghan pesë diadema me gurë të çmuar.
Meghan zgjodhi kurorën e saj të preferuar dhe Elizabeth e këshilloi që ta provonte me stilistin e saj përpara ceremonisë së martesës.
Por sipas princit, kur ai u përpoq të kontaktonte me Angela Kelly në ditët në vijim për kurorën, ajo nuk iu përgjigj mesazheve të tij.
Harry pranon se u zemërua me asistentin e besuar të Elizabeth.
Siç shpjegon ai pas ditësh Kelly u shfaq papritur në Pallatin Kensington dhe i kërkoi të firmoste disa dokumente në mënyrë që t’i jepte çiftit kurorën e çmuar mbretërore.
Meghan Markle zgjodhi nga koleksioni mbretëror të vishte kurërën e Mbretëreshës Mary.